Lajme

Haziri në Zhegër: Pas 105 vitesh, Idriz Seferi mori vendin meritor

11/13/2017 18:10
nga:A K

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka nisur fushatën elektorale të balotazhit më ndryshe se herët e kaluara, duke mbajtur tubim falënderues madhështor në Zhegër, ku janë përfshirë edhe fshatrat e Grykës së Karadakut dhe Llashtica.

Fillimisht, është mbajtur një minut heshtje në nderim të mulla Rifat Jasharit dhe Ibrahim Seferit.

Qytetarët e kësaj ane kanë falënderuar kryetarin Haziri, i cili e shpalli vitin 2017 vit të Idriz Seferit, shtatorja e të cilit do të vendoset më 27 nëntor në qendër të Gjilanit përballë Agim Ramadanit.

Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili u rikonfirmua bindshëm më 22 tetor ka falënderuar qytetarët e kësaj ane për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë ofruar për të dhe Lidhjen për Gjilanin.

“Këtu janë veç kryefamiljarët. Ju falënderoj pafund që keni dalë në mënyrë madhështore dhe keni folë fort dhe qartë më 22 tetor. Jo rastësisht po e fillojmë këtë fushatë me juve dhe me besim në Zot dhe me përkrahjen tuaj të fuqishme, që do të dalim faqebardhë me 19 nëntor”, ka thënë Haziri.

“Ky vit zbarkon në Gjilan dhe në Vlorë autoretet më të mëdha të shqiptarëve. Është dashur 105 vite që kreshniku i Karadakut ta marrë vendin meritor. Ai na takon të gjithëve. Neve na ka ra për hise të zbardhim histori dhe jemi krenarë për këtë. Idriz Seferi na ka bërë krenarë, me emër dhe të lirë”, shtoi Haziri.

Haziri tha se do të vazhdojë të punoj për t’i përfunduar projektet e mëdha infrastrukturore përfshirë rrugët, trotuaret, ujësjellësin dhe kanalizimin.

11/20/2017 18:08

Zemaj thotë se LDK do ta fitojë Prishtinën