• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haziri: Ndërkombëtarët do të kërkojnë palët të merren me çështje që evitojnë kriza

12/10/2022 21:28
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri , i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, duke folur për trysninë e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës, për të shtyrë zgjedhjet, tha se “tregimi është i njëjtë, pasi Kurti e ka ditur prej janarit të këtij viti që përkushtimi amerikanë , monitorimi i tyre në këtë proces do të jetë 24 orë shtatë ditë.

“Ka ardhur letra e dytë prej Uashingtonit në janar dhe ka qenë në përmbajtje kërkesa e njëjtë. Cka kemi bërë ne kemi detyruar që fizikisht të sjellim delegacione nga Uashningtoni të vijnë të marrim pjesë në proceset tona. Nuk do të ndryshojnë asgjë vizitat e javës së ardhshme, përvec se do të jetë vizitë e cila detyron palët të merren me procesin e dialogut, pa asnjë arsyetim tjetër që mund të gjendet në tavolinë. Kërkesa do të ketë aktive që palët të merren me cështje që evitojnë kriza ose situata që po ballafaqohemi ne në veri cdo ditë .. sepse këto janë paralajmërime. Lajmet janë të këqija cka po ndodh në veri, sepse no mend land nuk ka …… Unë siguroj që në mes Qeverisë së Serbisë dhe të Kosovës atë vend nuk po e kontrollon askush, pos 300 ushtarëvë amerikanë në Nothing Hill që si prezence ende e mbanë paqen në këtë nivel të fragjilitetit që është, përndryshe situata eskalon del jashtë cdo kontrolli, këtë e ka dituer cdo Kryeministër që gjendja sa i përket resurseve informative, impakteve krizave dhe problemeve që mund të ballafaqohemi, cdo kryeminstër kur e ka marrë detyrën e dinë që njëra prej probleme kryesore është kjo. Dhe asnjë qeveri se ka përmbyll mandatin e vet se ska arritu të shkaktoj pritetjet dhe progres në përmirësime dhe asnjë parti në opozitë se nesër vjen në pushtet dhe të qëndroj qetë në kabinet qeveritar nëse nuk mirret me zgjedhjen e problemeve”, tha Haziri.