Lajme

Haziri: Mustafa do të vlerësojë nëse do të jetë i nominuar për kryeministër, ne e përkrahim

04/20/2020 18:19
nga:N.K

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se vullneti i strukturave të LDK është dhe ka qenë që Isa Mustafa të jetë i nominuar për kryeministër në dy palë zgjedhjet e kaluara.

Për tash ai ka thënë se varet nga vet Mustafa nëse do të jetë Kryeministër i Kosovës.

“Do të jetë në vlerësimet e tij si kryetar i LDK-së. Do të jetë në vlerësimet finale edhe të bashkëpunëtorëve të tij. Vullneti i tij do të respektohet nga ana e LDK-së”, ka thënë Haziri.

“Në dy rastet e kaluara në këto 4 vjet ai u ka dhënë përparësi opsioneve të tjera përtej tij. Është njëri nga liderët e vetëm që ka dalë përtej tij. Asnjë parti nuk ka dalë përtej liderit në asnjë rrethanë”.

Naziri në Info Magazine ka theksuar se Mustafa edhe në takimin e sotëm të Kryesisë e ka tejkaluar veten e tij.

“Mustafa sot ka dalë mbi emrin e tij duke konsultuar kolegët e tij. Nuk është diskutuar asnjë emër të përveçëm dhe nuk ka qenë çështje në diskutimin e sotëm. Ju garantoj as Avdullah Hoti as Kujtim Shala nuk kanë shprehur aspiratë që e shohin vetën në krye të Qeverisë që po dizajnohet tash”

“Kemi divizion të madh teknokratësh, ekspertë me nam publike në Kosovë dhe regjion – përtej shqiptarëve. Nuk kam ndërmend të japë emra. Nuk është kolegiale sepse jemi në debat të brendshëm. Jam i prirë ta ndajë mendimin me publikun”.

08/02/2020 13:11

Haziri: Hoti i butë në qeverisje, duhet agresivitet në menaxhimin e pandemisë!