Lajme

Haziri: Kurti s’mund të bëhet protagonist i vetëm në dialog

03/11/2020 13:36
nga:E Sh

Pikërisht në natën kur nga SHBA u kërkua tërheqja e trupave nga Kosova, eksponentë të VV”së në Qeveria e akuzuan Presidentin Hashim Thaçi se po e fut në eksperimente Kosovën dhe për pazare për ndarjen e saj. Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri në një intervistë mbrëmë komentoi rreth rolit të Presidentit Thaçi në proces. Haziri çoi mesazhe se Thaçi nuk ka tendenca ta kryej i vetëm dialogun, por as Kurti nuk mundet të bëhet protagonist i vetëm në dialog.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar situatën politike në vend në një intervistë për TV21. Ai ka folur për raportet në mes të partnerëve të koalicionit, taksën dhe reciprocitetin si dhe se kush duhet që të udhëheq dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Haziri propozoi që politika në nivel institucional duhet që të takohet dhe t’i diskutojnë ideologjitë dhe kërkesat që janë pjesë e politikës së Kosovës dhe t’i dhënë një përgjigje të qartë kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, sepse ajo e ka rolin kryesor në dialogun me Serbinë.

“Udhëheqës të dialogut janë SHBA-të. Nuk janë më ndërmjetësues e as garantues, sikurse që kanë qenë në rastin e takimeve të Brukselit. Ata kanë pasur një rol me marrëveshje me evropianët, që Amerika ta lehtësojë procesin prej anash, por që ta garantojë palën e Kosovës që procesi s’ka me degjeneru. Me vetë faktin që e kanë humb durimin me evropianët për shkak të zhagitjes dhe të mosarritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ata nëse e humbin durimin me kancelaren Merkel, me presidentin Macron apo me komisionin evropian, në këtë rast me ta, tregon qartë se mos durimin me ne me tëitter e zgjidh”, deklaroi ai.

Ai thotë se nuk ka agjendë të fshehur karshi Kosovës, derisa ka komentuar edhe takimin në mes të anëtarit të kryesisë së LDK-së, Skender Hysenit me të deleguarin e SHBA-së në dialog, Richard Grenell.

“Kemi thanë e ke mbështetjen tonë me e largu pa kushte tarifën, sepse fundja marrëveshja gjithëpërfshirëse ka me e detyru Serbinë me bo diçka, ka me u detyru me e njoftë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka agjendë të fshehur karshi Kosovës, po shkon drejt zbardhjes së procesit. Z.Skender Hyseni është në Washington në takim me emisarin e veçantë, ne tradicionalisht kemi pas marrëdhënie edhe sa kemi qenë në opozitë. Komunikimi është i përditshëm i kryetarit të LDK-së, me autoritetet vendimmarrëse në SHBA”, tha ai, teksa paralajmëroi se edhe vetë presidenti amerikan mund të shkruaj në Twitter për Kosovën.

“Vetëm me leju që presidenti Trump me e bo tëeetin e fundit, që mundet me ndodhë çdo kohë që nga sot gjithçka në Kosovë është e ngrimë për shkak të sjelljes jo korrekte të politikanëve”, ka shtuar ai.

Haziri thotë se presidenti duhet që t’i përgjigjet Kuvendit, e se duhet që të ketë një koordinim në mes të atij dhe kryeministrit, Albin Kurti.

“Presidenti kur thirret në Kuvend duhet me u përgjigj në Kuvend, edhe kryeministri edhe presidenti duhet me u taku me i koordinu detyrat e fundit kushtetuese, ne nuk po ju themi që duhet me u dashtë ma shumë se që duhemi sot, sepse ne e dijmë që nuk ka raporte njerëzore as politike por raportet e punës duhet me u ndërtu, kjo po mungon”, shton ai.

Nga LDK-ja thonë se tarifa duhet që të hiqet pa kushte, e se nuk guxohet që të rrezikohen partneriteti me SHBA-në e BE-në.

“Definitivisht tarifa duhet që të hiqet pa kushte. Nuk guxojmë me e humbë partneritetin me BE-në, po na duhet me e ditë qartë se nuk ka alternativë Washingtoni”, shton ai.

Ai ka thënë se me presidentin e Kosoëvs kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut në takimin që Haziri e pati në presidencë me Hashim Thaçin, së bashku me presidentin e vendit, ku thotë se dialogu duhet të udhëhiqet nga qeveria, nën mbikëqyrjen e Kuvendit.

“Edhe në politikë vlen ligji i fizikës, nuk ka hapësira të zbrazëta në atmosferë nuk ka vakum. Presidenti sipas Kushtetutës është përfaqësuesi më i lartë në politikën e jashtme, kryeministri ka kompetencë në përfaqësimin në politikën e jashtme, por, gjykata kushtetuese e ka saktësu që proceset e negocimi i udhëheq qeveria. Në rastin tonë kur ka qenë Isa Mustafa kryeministër ai i ka udhëheq, formati i dialogut ka qenë në Serbi i njëjtë. Tash formati i dialogut nuk është mbyllë ende. Nuk po shoh tendenca që presidenti me çdo kusht me bo patronazh në proces, as nuk duhet që kryeministri me u bo protagonist i vetëm se s’mundet, sepse kryetarja e Kuvendit do të ketë rolin e vet, deshtën këta dy ose nuk deshtën. Ajo do të mbikëqyrë procesin, fundja marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend”, ka deklaruar ai.