• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haziri: Kurti me paralajmërimet për sulme e luftë me Serbinë i ka dy qëllime

01/28/2024 21:38
nga:Gazeta Blic

I dyti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se paralajmërimet e kryeministrit për luftë me Serbinë mbjellin frikë tek qytetarët.

Zyrtari i LDK-së është i bindur se Kurti këto paralajmërime i bën me qëllimin e vetëm, që t’i kamuflojë dështimët e mëdha dhe ngërçin që e ka sot dialogu me Serbinë.

“Paralajmërimet për luftë dhe përdorimi i luftës në Kosovë në kohë paqeje, përkundër kërcënimit, sepse Serbia gjithmonë është burim i destabilizit dhe kërcënimit të Kosovës, nuk është tash. Është tash e 22 vite, tash e 50 vite dhe ka me mbetë derisa nuk arrihet një marrëveshje për normalizim, e cila hap rrugën për pajtim më vonë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, paralajmërimet e Kurtit më shumë synim e kanë mbjelljen e frikës tek qytetarët.

“…me vazhdu atë që e kanë shkaktu me Zajedincën, më herët me Republika Srpska, me krahasimet për ndarje, për probleme që janë ballafaqu dhe proceset që Kosova ka kalu”.

Ai tha se Kurti me paralajmërimet për sulme e luftë me Serbinë i kanë dy qëllime.

“Është më shumë me i mbulu, me i kamuflu dështimet e brendshme dhe ngërçin e madh që e ka sot dialogu, sesa që është diçka që duhet të brengosemi pasi që ne duhet të jemi në paqe. Kryeminsitri, presidentja dhe faktori politik duhet të luftojë për paqe, pasi që luftën ne e kemi fitu me 10 qershor 1999 dhe tash duhet ta fitojmë paqen”, thotë ai për emisionin “Expose”.

Sipas tij, nëse Serbia ka interes për luftë, është çështje e saj.

“Ne kemi kapacitete shtetërore dhe partnerë të mëdhenj që me e mbrojt Kosovën në çdo kohë, dhe është e pa arsyeshme dhe e panevojshme që të shfrytëzohet lufta edhe pse është mjeti i fundit i politikës, por këta po e shfrytëzojnë si mjeti i parë i politikës dhe kjo është e keqe”, tha ai.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?