Lajme

Haziri kërkon nga qytetarët të kenë durim për koalicionin: Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati

12/04/2019 22:48
nga:B. D

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, u është drejtuar qytetarëve të vendit duke u kërkuar të kenë durim për marrëveshjen që pritet të ndodhë në mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në Facebook iu është drejtuar votuesve të partisë dhe gjithë qytetarëve duke thënë se duhet të kihet durim pasi që është punë e më shumë se dy viteve e cila është bërë për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes dy partive.

Ai ka shkruar se kjo do të jetë një marrëveshje përtej një mandati dhe nuk ka të bëj me emra të përveçëm, por sipas tij duhet sqaruar pozitat dhe ndarjen e drejtë e me vullnet të mirë.

Haziri tha se gjitha këto vonesa po bëhen në mënyrë që të mos ketë më pas “bomba të krisura”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, por me qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’.

Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe…

Publiée par Lutfi Haziri sur Mercredi 4 décembre 2019

08/08/2020 00:34

Kelmendi: Para një viti VV e LDK betoheshin kurrë me PDK, e sot “Beso se Erdhi Dita” që të dyja e duan PDK-në