Lajme

Haziri kërkon liberalizimin, integrim më të shpejtë dhe investime më të mëdha

05/16/2018 22:29
nga:M H

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi sot po qëndrojnë në Sofja të Bullgarisë, në Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë punimeve të Samitit, nënkryetari i LDK-së, Haziri ndër të tjerash kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, qartësimin e procesit të integrimit evropian si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja.

 

Partitë Popullore Evropiane gjithashtu miratuan një deklaratë, ku ftohen vendet e Ballkanit Perëndimor, të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku sovraniteti dhe integriteti i shteteve duhet respektuar”, thuhet në njoftimin për media.

08/21/2018 17:47

Ligjvënësit gjermanë: Në BE, jo konflikte për kufijtë