Lajme

Haziri kërcënon PDK-në: Ne ua dimë adresën dhe të bëmat

05/16/2018 10:30
nga:Q F

Ministrit të PDK-së Abelard Tahirit i ka reaguar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri.

Reagimi i tij ka ardhur pas deklaratave të mbrëmshme nga ministri Drejtësisë që vjen nga radhët e  PDK-së, Abelard Tahiri, se kjo qeveri e tanishme nuk ka asnjë rrezik që të rrëzohet, sidomos të ndodhë një rrezik nga partia opozitare LDK.

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri i ka reaguar ministrit Tahiri duke thënë se se PDK-së jau dinë adresat e edhe  të bëmat e tyre, ani pse nuk ka specifikuar të bëmat.

Haziri gjithashtu i ka dërguar një porosi Tahirit.

Ai i ka thënë që ai dhe  PDK  të bëjë gati dokumentet e të i bartë nga zyrat e shtetit.

“Në vend të reagimit për Abelardin e drejtësisë. Abelard, për ironi, adresa e LDK është në rrugën UÇK pn. Aty na gjeni. Ne jau dimë adresën dhe të bëmat. Bani gati boxat me i bartë nga zyrat e shtetit!”, ka shkruar Lutfi Haziri  në Facebook.

Tahiri gjithashtu kishte thënë se LDK është parti pa adresë, mirëpo kësaj deklarate i është kundër Haziri i cili ka thënë se partia e tij ka adresë./GazetaBlic./

10/22/2018 08:13

PDK sot hap Konventën zgjedhore