Lajme

Haziri flet për zgjedhjet në Serbi, i gëzohet bashkimit të shqiptarëve

01/16/2020 19:44
nga:B. D

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët janë dakorduar që të lënë anash dallimet dhe të bashkohen brenda një liste të vetme zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në Serbi, shkruan GazetaBlic.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po i gëzohet këtij fakti, ndërsa shton që të bashkohet populli për një përfaqësim politik e kombëtar sa më të mirë.

“U gëzova që u bashkua faktori politik në Kosovën Lindore. Le ta bashkojnë popullin për një përfaqësim politik e kombëtar sa më të mirë! LH”, ka shkruar Haziri.

U gëzova që u bashkua faktori politik në Kosovën Lindore. Le ta bashkojnë popullin për një përfaqësim politik e kombëtar sa më të mirë! LH

Publiée par Lutfi Haziri sur Jeudi 16 janvier 2020

05/25/2020 19:13

Me një poezi të Dritëro Agollit, Lutfi Haziri zgjedh ta uroi bashkëshorten për ditëlindje