Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci ka thënë se “biseda” e tij me presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova ka qenë një metaforë.
“Biseda me Presidentin Rugova ishte një metaforë e shprehjes së dëshirës dhe vullnetit të qytetarëve. E shprehjes së vullnetit e mijëra anëtarëve ndaj miqësisë dhe respektit për atë që kanë bërë SHBA për Kosovën”.
“Kjo është postulatë e Presidentit Rugova që e ka përsëritur këtë mijëra herë”.
Borovci në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se fjalimi i tij buronte nga zemra.
“Fjalimi im ka buruar nga brendia nga zemra, sepse e kam dëgjuar në shumë takime presidentin për mesazhin që e ka përçuar”.
Ai ka treguar edhe për vizitën që i ka bërë varrit të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
“Në 27 vjetorin e Degës së Tretë në ishim me gjitha strukturat e degës, në mesditë vendosëm një buqet lule te varri i presidentit. Bashkërisht me kryesinë bëmë edhe një risi, vendosëm që kush është më i riu nga dy gjinitë që t’i vendosin buqetat, që të përcjellim mesazhin që t’i lëm të rinjtë që të na prijnë”.