Sporti

Hazard: Nuk pata një sezon të mirë në Real

03/25/2020 23:37
nga:Lorik J

Eden Hazard e ka pranuar se sezoni i tij debutues në Real Madrid ka qenë shumë i keq, edhe pse lëndimet e njëpasnjëshme kanë luajtur rol kyç në këtë.

Lëndimi i tij i fundit, një dëmtim në nyjën e këmbës kundër Levantes më 22 shkurt, ishte aq i rëndë saqë ai u detyrua të operohej dhe praktikisht e humbi pjesën e mbetur të sezonit 2019/20, i cili tani është pezulluar shkaku i përhapjes së pandemisë koronavirus, transmeton Express.

Por sulmuesi belg po mendon vetëm për sezonin e ri 2020/21. “Sezoni im i parë në Real Madrid ka qenë i keq, por jo vetëm kaq. Ka qenë sezon përshtatjeje për mua. Unë do të gjykohem në sezonin e dytë. Më takon mua të jem i mirë fizikisht vitin e ardhshëm. Grupi është shumë i mirë, ka qenë përvojë shumë e mirë për mua. Ende i kam edhe katër vjet në kontratë”, ka thënë Hazard.