Sporti

Hazard dhe De Bruyne nuk stërviten as sot, në dyshim për ndeshjen ndaj Italisë

06/30/2021 20:30
nga:Lorik J

Mundësia për të parë Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne në fushë kundër Italisë duket jo edhe aq e madhe.

Kombëtarja e Italisë takohet me Belgjikën të premten me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy super lojtarët e Belgjikës, të cilët dolën me dhimbje nga ndeshja kundër Portugalisë, në fakt kanë anashkaluar edhe trajnimin e sotëm në Tubize.

Jason Denayer gjithashtu mungoi sot në stërvitje.

Gjithçka do të zyrtarizohet nesër – sa i përket pjesëmarrjes së tyre në këto ballafaqime.

/GazetaBlic Sport