Sporti

Hazard afër të firmos me Realin, “mbretërit” nuk heqin dorë

03/27/2019 08:52
nga:Ideal

Emri i Hazard ditë pas dite po mbetet në mendjen e klubit dhe tifozëve madrilen.

Belgu është ende lojtari më i vendosur për të qenë pjesë e skuadrës që, Zinedine Zidane do të ketë në komandën e tij që nga sezoni i ardhshëm, shkruan GazetaBlic.

Me kthimin e Zidane në “Bernabeo” gjërat tek Reali kanë ndryshuar dukshëm, ndërsa sa i përket prurjeve të reja, Hazard është emri më i lakuar nga trajneri “Zizu”.

Madridi është klubi që nga Hazard pëlqehet për një kohë të gjatë, i cili bashkon shijen e lojtarit me atë të Zidane, ku edhe ka ndjekur nga afër hapat e Belgjikës për gati një dekadë.

Hazard nuk mund të vendoste për Reali në vitin 2012 por si duket me Zidane viti 2019 do të jetë i bujshëm për belgun dhe tifozët madrilen.

/GazetaBlic/

06/16/2019 20:43

Premtimi i pa mbajtur i Kadri Veselit për veteranët