Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI, ka thënë se marrëveshja për energji në mes Kosovës dhe Serbisë është faktikisht marrëveshja e vjetër, më pak kripë, biber, ketchup, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sipas kësaj marrëveshje, kompanie energjetike duhet të jetë vetëm një dhe vetëm serbe.
Ajo ka shtuar se Pra Serbia e imponon kompaninë e saj në veri, e Kosova shërben vetëm si noter për licencim.
Postimi i saj i plotë:
Dy fjali për marrëveshjen për energji mes Kosovës dhe Serbisë
Marrëveshja e re e energjisë është faktikisht marrëveshja e vjetër, më pak kripë, biber, ketchup.
Ky dakordim i ri e i vjetër e veçon veriun e vendit edhe në fushën e energjisë, krahas drejtësisë e policisë. Tash në veri përveç që ka komandant verior, gjykatë veriore të Apelit ka edhe kompani veriore të energjisë.
Marrëveshja e re dhe e vjetër për energjinë është në kundërshtim edhe me parimin e tregut të lirë ku mbizotëron konkurrenca fer sepse kjo marrëveshje i mundëson vetëm një kompanie energjetike dhe gjithqysh vetëm serbe, të marrë licencë operimi. Pra Serbia e imponon kompaninë e saj në veri, e Kosova shërben vetëm si noter për licencim.
E për trajtimin e veriut si pjesë e ndarë me aranzhime të veçanta tash janë përgjegjëse komplet klasa politike në vend, tashmë të gjitha partitë politike pa asnjë dallim.


