Lajme

Haxhiui – Thaçit: E ke shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët!

04/22/2020 17:10
nga:N.K

Në takimin e ftuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, po merr pjesë edhe Albulena Haxhiu, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila erdhi në emër të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Haxhiu fjalën e saj e filloi me kritika kundër Thaçit, duke thënë se ky takim është jo serioz jo vetëm në rrethana normale por aq më pak në situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi.

“Së pari sapo e lash letrën që kryeministri Kurti e ka adresuar në drejtim tuajin, ai nuk ma mundur të ishte i pranishëm në këtë takim sepse është jo serioze në rrethana normale e sidomos në rrethana të emergjencës shëndetësore me një orë e gjysmë përpara. Ftesë për këtë takim e ka pranuar në orën 15:00”, tha ajo.

 “Me këtë urgjencë do të duhej të vepronim në drejtim të luftimit të pandemisë, por sic po duket për këtë nuk jeni i interesuar prandaj nuk ishit të pranishëm në takimin e së hënës kur kryeministri ju ftoj të gjithëve, por siç duket jeni bërë bashkë për të dal kundër Lëvizjes Vetëvendosjes”, tha ajo.

 “Ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me kushtetutën dhe në aktvendimin e gjykatës kushtetuese, sepse presidenti i Republikës duhet të konsultohet me partinë fituese, prandaj ky format sot është jo kushtetues”.

“Bazuar në rolin si president ju nuk keni të drejte e as për të përcaktuar se kemi refuzuar mandatimin e kandidatit për kryeministër, ju nuk keni të drejtë të tregoni si dhe cfarë do të formohet qeveria”, ishte një pjesë nga  letra e Kurtit të cilën e lexoi  Haxhiu .

Presidenti Thaçi në takim me partitë politike

Presidenti Thaçi në takim me partitë politike

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 22 avril 2020

Mustafa në takimin me Thaçin: Nuk jemi për zgjedhje të reja, qeveria e re të formohet sa më shpejtë!

Thaçi në takim me liderët e partive: Doni qeveri të re apo zgjedhje të reja?!

Veseli: PDK-ja është opozitë, nuk pranojmë ftesa për koalicion nga askush!

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?