Lajme

Haxhiu: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

07/19/2018 18:35
nga:A. R.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se është e papranueshme që veprimi politik i opozitës në Kuvend të konsiderohet si “mungesë kuorumi”, njofton “Gazeta Blic”.

Haxhiu, ka shkruar në “Facebook” se grupi parlamentar i VV-së së bashku me LDK-në nuk po marrin pjesë në votim, për arsyen e vetme se duan t’i tregojnë Qeverisë se është Qeveri e pakicës dhe nuk ka legjitimet.

Për më shumë, shkrimi i plotë:

E papranueshme që veprimi politik i opozitës në Kuvend të konsiderohet si “mungesë kuorumi”!
Ishim mbi 80 deputetë në sallë.
Grupi ynë parlamentar por poashtu edhe gp i LDK, nuk po marrim pjesë në votim ( duke ua pamundesuar kështu shumicen) sepse duam të tregojmë se Qeveria Haradinaj është Qeveri e pakicës dhe nuk ka legjitimitet.

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje sepse Qeveria aktuale përveç që nuk e ka shumicën, përbën edhe rrezik për vendin!

10/13/2019 22:56

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje