Lajme

Haxhiu: UNMIK bashkëpunoi me serbët për aktakuza, nuk do gjenden fakte për t’i denuar të akuzuarit

09/28/2020 21:45
nga:Sh Xh

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se edhe prokuroria e UNMIK’ut ka punuar së bashku me serbët për të ngritur aktakuza ndaj shqiptarëve.

Ai ka komentuar zhvillimet e fundit ku ka dalë në pah një bashkëpunim i Gjykatës Speciale me sistemin e drejtësisë në Serbi.

“Prokuroria në kohën e UNMIKut pa bashkëpunuar me serbë”, ka thënë ai.

“Në kohën e Gjingjiqit, Karla Del Ponte i ka marrë të gjitha informacionet e nevojshme me të cilat punohet shumë edhe sot. Dështimi i UNMIK’ut është arsyeja që sot kemi Gjykatën Speciale. Autoriteti i saj është dëmtuar shumë me zhvillimet e fundit me bashkëpunimet me Serbinë. Unë besoj, nuk dua ta them, por besoj që kjo Gjykatë është biznes-case. Vendi është ekzotik. Atmosfera si një familje dhe ndërtimi i akuzave për njerëz me profil të lartë. Janë një prej, po themi kështu, finesave që përtej të qenit prokuror dhe gjyqtar, është karriera dhe biznesi pra pagat e larta. Janë harxhuar pesë vjet pa e ngritur asnjë aktakuzë. Nuk besoj që problem vetëm 5 vjecar. Por 20 vjecar. Besoj që do të vazhdojë edhe pesë vjet. Dhe ne do të jemi brenda këtij cirkuzi të drejtësisë”, shtoi ai.

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë  se nëse aktakuzat ndahen veçmas, nuk do të gjenden faktet për tu dënuar të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

“Nuk do të gjenden fakte për t’u dënuar, nëse ndahen aktakuzat veçmas”, thotë ai.

“Zakonisht ndodh kështu. Krijohen dy grupe. Dënohen një ose dy, tjerët lihen të lirë. Por kjo ndodhë zakonisht pas tre vjetësh. Do të thotë se këta njerëz humbin disa vite të jetës së tyre në gjykata dhe pastaj kthehen nëpër vendlindjet e tyre dhe vazhdojnë rrugët e tyre politike”, shtoi Haxhiu.

Të martën, Nasim Haradinaj del para Gjykatës Speciale

09/28/2020 21:06

Haxhiu: Arrestimet e fundit janë arsyetime nga Specialja për publikimin e aktakuzës ndaj Thaçit