Lajme

Haxhiu: Thaçi me “klubin e burrave”, e përmbysi vullnetin e qytetarëve!

04/22/2020 17:35
nga:N.K

Pas përfundimit të takimit të presidentit Thaçi me liderët e partive parlamentare, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky takim ishte jo kushtetues, shkruan GazetaBlic.

Haxhiu tutje tha se ajo në tentimin e dytë për të marrë fjalën, dëshironte ti thoshte presidentit Thaçi, që qeveria Kurti nuk është rrëzuar për shkak të mos menaxhimit të situatës nga COVID-19, por për shkak, siç thotë ajo, pazareve të tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ky takim jokushtetues ishte ftuar nga Thaçi, ishte një takim komplet me qasje jo serioze duke u munduar që përmes takimeve të tilla ta përmbysnin vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit, presidenti drejtoi këtë klub të burrave, ku tentonin ta përmbysnin këtë vullnet.”

“Kushtetuta jonë nuk i jep të drejtën presidentit të vendit të bëjë veprime të tilla dhe të konsultohet në këtë format me përfaqësuesit të partive politike, unë insistova edhe për herën e dytë ta marr fjalën, por ai refuzoi, kisha qëllimin të ia thosha që qeveria Kurti nuk është rrzuar pse nuk ka ditur ta menaxhojë situatën nga COVID-i, por për shkak të pazareve të tij me LDK-në. Pra siç e keni kuptuar tashmë ekziston një tendëncë e Thaçit për të përmbysur vullnetin e qytetarëve.”

Thaçi: Nuk e propozoj kandidatin për formimin e qeverisë, ai që e ka shumicën do t’ia jap mandatin!

Kjo është letra e Kurtit, që ia ktheu Thaçit (dok)

Haxhiui – Thaçit: E ke shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët!

Kjo është letra më e fundit e Albin Kurtit për Hashim Thaçin, e lexuar nga Albulena Haxhiu! 👇DETAJET 👉 https://bit.ly/2xT2ECy

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 22 avril 2020

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?