Lajme

Haxhiu: Thaçi e Veseli po e përdorin Haradinajn, pastaj angazhojnë PDK-në që t’a hedhin sikur leckën!

04/04/2018 20:17
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes llogarisë së saj në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për krijimin e strukturave të reja për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Blic. 

Haxhiu ka thënë se Haradinaj duhet të ndalet dhe se nuk duhet t’a bëj gabimin dhe dëmin e njëjtë siç bëri me demarkacionin.

“Thaçit e Veselit, vetëm edhe për këtë i duhet Haradinaj! Pastaj angazhojnë PDK’në që t’a hedhin sikur leckën”, ka shkruar ajo.

Madje ajo ka bërë thirrje që sa më parë të ketë zgjedhje.

Postimi i plotë i Haxhiut: 

Qeveria paska krijuar struktura të reja për krijimin e “Zajednices” apo thënë ndryshe për bosnjëzimin e Kosovës!

Haradinaj duhet të ndalet. Nuk duhet t’a bëj gabimin dhe dëmin e njëjtë siç bëri me demarkacionin!

Thaçit e Veselit, vetëm edhe për këtë i duhet Haradinaj! Pastaj angazhojnë PDK’në që t’a hedhin sikur leckën.

Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më parë!
Qytetarët s’kanë pse e durojnë një qeveri që vetëm skandale e dëme i sjellë vendit.

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…