BLIC.TV

Haxhiu: Të dyja qeveritë kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë COVID-19, sigurimi i barnave është obligim i Qeverisë dhe MSH-së

11/20/2020 21:10
nga:F K

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar të dy qeveritë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në emisionin “Expose” – prodhim i GazetaBlic, Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë, sipas tij, s’i kanë shfrytëzuar të gjitha kapacitetet.

Haxhiu thotë se sigurimi i barnave për pacientët me Covid-19 është obligim i MSH-së dhe Qeverisë.

“Prej fillimit të pandemisë e kam përcjellur me vëmendje gjithë situatën, edhe në aspektin statistikor edhe në situatën brenda sistemit shëndetësor. Është për të ardhur keq që të dy qeveritë kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë. Nuk janë shfrytëzuar të gjitha kapacitetet. Sot e thash në Kuvend se Ministria e Shëndetësisë ka mbetur e vetme në këtë betejë, as nga ministritë tjera por as nga Qeveria Hoti. Sigurimi i barnave për pacientët me Covid-19 është obligim i MSH dhe Qeverisë, të sigurojë buxhetin për këtë sepse ligji për parandalimit të Covid-19 I miratuar në Kuvend, obligon qeverinë të sigurojë terapinë për pacientët e sëmurë me Covid-19, të sigurojë testimin dhe më vonë edhe vaksina duhet të jetë falas për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thotë ai./GazetaBlic

Haziri i VV-së: Shumë familje u futen në kredi për t’u trajtuar nga COVID-19, urgjentisht kjo qeveri të shkojë

09/23/2020 12:46

Përplasen Kollçaku e Haxhiu pasi ky i fundit akuzoi qeverinë Kurti për zhvatje