Lajme

Haxhiu: Të bashkuar për punë dhe drejtësi

10/06/2024 22:58
nga:G B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se mbledhjen dyditore të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes e përmbyllën me Panelin për Drejtësi.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se folën për reformën në drejtësi.

“Me theks për Vettingun, reformën në KPK, Byronë për konfisikimin e pasurisë së pajustifikueshme, Instituti për krimet e kryera gjatë luftës, Gjykata Komerciale dhe ajo administrative dhe rolin që ka pasur Kuvendi në adresimin e reformës”.

“Folëm edhe për sfidat gjatë kësaj kohe dhe shprehëm përkushtimin tonë për vazhdimin e punës. Të bashkuar për punë dhe drejtësi!”, ka thënë Haxhiu.