Lajme

Haxhiu shfuqizon vendimin për përdorimin e veturave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, jashtë orarit të punës

03/11/2020 18:26
nga:Norë Kelmendi

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, përmes një postimi të rrjetin social Facebook ka thënë se ka marrë vendim për të shfuqizuar vendimin për përdorimin e automjeteve zyrtare të institucionit që ajo drejton jashtë orarit të punës.

Ky është postimi i plotë:

Nën përcaktimin tonë si Qeveri që të ndalim “gjakderdhjet financiare” dhe reduktimin e shpenzimeve qeveritare, kam marr vendim për të shfuqizuar 24 vendime, lidhur me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë jashtë orarit zyrtarë të punës.

Nga sot veturat e Ministrisë së Drejtësisë, do të përdoren vetëm sipas procedurave të Udhëzimit Administrativ 03/2008.

Si Ministre e Drejtësisë do të kujdesem deri në detaje që pasuria dhe paraja jonë publike të mos keqpërdoren ashtu siç ka ngjarë me pushtetet e kaluara.

Bashkëngjitur gjeni vendimin!

No photo description available.

Image may contain: text

Nën përcaktimin tonë si Qeveri që të ndalim "gjakderdhjet financiare" dhe reduktimin e shpenzimeve qeveritare, kam marr…

Publiée par Albulena Haxhiu sur Mercredi 11 mars 2020

05/27/2020 22:37

Albulena Haxhiu paralajmëron padi për Thaçin