Lajme

Haxhiu: Ramush Haradinaj është shndërruar në servil të Thaçit e Veselit

08/24/2018 12:58
nga:A. R.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka kërkuar angazhim për ta larguar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, njofton ‘Gazeta Blic’.

Haxhiu ka shkruar se një person i cili është në gjendje ta falë territorin për ta ruajtur kolltukun e tij, është në gjendje që ta bosnjëzoj sërish Kosovën.

Deputetja Haxhiu, ka shtuar se Kryeministri Haradinaj është shndërruar në servil të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, andaj as nuk pritet më mirë.

Shkrimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Një person që ka qenë në gjendje me falë territorin për të ruajtur kolltukun e tij, që është në gjendje me bosnjëzu Kosovën sërish për kolltukun e tij dhe që është shndërruar në servil të Thaçit dhe Veselit, nuk pritet më mirë!

Fatkeqësi që Kosova ka një kryeministër të tillë!
Duhet angazhim për largimin e tij!

11/29/2019 15:27

Të hënën përfundon gjithçka: Takohen Kurti-Mustafa, finalizohet marrëveshja për koalicion