Lajme

Haxhiu: PSD po ia mbanë anën koalicionit qeverisës!

07/23/2018 21:00
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhi ka kritikuar PSD se po ia mbanë anën koalicionin qeverisës, raporton Gazeta Blic.

Haxhi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se LVV e LDK janë duke u koordinuar për mosvotim të projektligjeve, për të dëshmuar të vërtetën brenda kuvendit, për të dëshmuar se qeveria aktuale, është qeveri e pakicës.

Por sipas saj PSD, doli në anën e koalicionit qeverisës. Pra ia mundesonte kuorumin, e votimin Kadriut e Ramushit.

“Ka kohë që këtyre u ka humbur rruga në oborr, por qytetarët duhet ta dinë se kush po ia zgjat jetën kësaj Qeverie të skandaleve e pazareve”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Ka kohë që opozita, LV dhe LDK, janë duke u koordinuar për mosvotim të projektligjeve, për të dëshmuar të vërtetën brenda kuvendit, për të dëshmuar se qeveria aktuale, është qeveri e pakicës dhe s’ka legjitimitet të vijoj më tej.
Por sot haptaz, PSD, doli në anën e koalicionit qeverisës. Pra ia mundesonte kuorumin, e votimin Kadriut e Ramushit.
Një herë me vota të LV u bën deputet e deputete, mandaj e bën një grup më vete kundër LV, mandej me vota të LV i mbajnë postet në Kuvend. Tash po duan me votat të votuesve të LV t’i bëhen patericë Ramushit e Kadriut.
Pas ca ditësh edhe Thaçit.
Ka kohë që këtyre u ka humbur rruga në oborr, por qytetarët duhet ta dinë se kush po ia zgjat jetën kësaj Qeverie të skandaleve e pazareve

10/13/2019 22:56

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje