BLIC.TV

Haxhiu: Propozimi i Bekim Jasharit për kryenegociator, sprovë për opozitën

07/31/2018 16:18
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu konsideron se partitë opozitare po e kundërshtojnë Presidentin Hashim Thaçi si kryenegociator në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, me qëllimin e vetëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. E për këtë arsye Haxhiu, thotë të ketë propozuar kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari si përfaqësues të grupit negociator, ndonëse mohon të këtë edhe marrë pëlqimin e tij.

Megjithatë ai është i bindur se kryetari Jashari do t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës së subjekteve politike për të udhëhequr dialogun me Serbinë, nëse do të arrihej një konsesus ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Mendoj që është sprovë për partitë politike parlamentare, në veçanti për ato opozitare, të cilat kundërshtojnë Presidentin Thaçi, kundërshtojnë Kryeministrin Haradinaj edhe Kryeparlamentarin, prandaj që një opsion tjetër do të thotë Bekim Jashari, sepse familja Jashari na ka unifikuar në ditët më të vështira dhe nëse janë për unitet që edhe një emër, por se gjatë diskutimeve në parlament u pa që partitë politike opozitare nuk e kanë synimin për të arritur konsesusin për fazën e ardhshme të bisedimeve me Serbinë, por që synim e kanë shkuarjen në zgjedhje duke shfrytëzuar dialogun si pretekst. Propozimi ka ardhur në Kuvend duke e parë diskursin e partive politike. Ne nuk jemi deputetë vetëm për të vajtuar për çdo gjë por edhe për të dhënë ide. Por nese partitë politike janë të gatshmë, besoj që edhe z. Bekim Jashari do të jetë i gatshëm të pranojë një kërkesë e cila vjen nga partitë politike”, tha Haxhiu në një prononcim për “Gazeta Blic”.

I pyetur për rezultatin që do të prodhonin zgjedhjet e parakohshme dhe nëse PDK-ja do të mbështeste ndonjë nismë për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”, deputeti Haxhiu mohoj një gjë të tillë duke thënë se shkuarja në zgjedhje është “humbje kohe”.

Ai u deklarua edhe lidhur me idenë për shkëmbim territorësh që mund të hapet si temë e re diskutimi në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, duke thënë se çështja e kufive është temë e mbyllur për Ballkanin, ndonëse pohon se për temën e ndarjes territoreve mes kosovës dhe Serbisë duhet të shkohet në një fazë të re të bisedimeve./Gazeta Blic/

12/06/2018 15:23

Limaj në takim me ambasadorin e Hungarisë, bisedojnë për viza dhe dialogun me Serbinë