Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka falënderuar gjithë qytetarët që i dhanë mbështetje Albin Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan GazetaBlic.
Haxhiu përmes shkrimit në Facebook ka thënë se nesër Kosova do ta ketë Qeverinë e re në krye me Albin Kurtin e cila do të jetë tërësisht në shërbim të qytetarëve të vendit.
Shkrimi i saj:
Nesër, Kosova dhe qytetarët e saj, do ta kenë Qeverinë e re e cila do të drejtohet nga Albin Kurti dhe që do të jetë në shërbim të plotë të vendit e qytetarëve dhe reformave në qeverisje, ekonomi, drejtësi, arsim e shëndetësi.
Prej nesër, fillon kapitulli i ri për qytetarët dhe vendin dhe për këtë më duhet sërish t’i falenderoj qytetarët për mbështejen e madhe më 6 tetor dhe durimin e mirëkuptimin e treguar pas 6 tetorit!
Pavarësisht sfidave që kemi para vetes, vullneti e synimet e mira e të ndershme, do t’i jetësojnë zotimet tona.
Nesër, Kosova dhe qytetarët e saj, do ta kenë Qeverinë e re e cila do të drejtohet nga Albin Kurti dhe që do të jetë në…
Publiée par Albulena Haxhiu sur Dimanche 2 février 2020