Lajme

Haxhiu: Po të jepja dorëheqje nga partia, do të jepja edhe nga posti i deputetes

04/20/2018 18:57
nga:A. R.

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se është në vendin e duhur (Lëvizjen Vetëvendosje), dhe se në rast se do të jepte dorëheqje nga partia atëherë do të largohej edhe nga posti i deputetes, njofton Klan Kosova.

“Ata janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, por është dëshmuar tash që nuk kanë dalë për shkak të çështjeve konceptuale, programore”, tha Haxhiu duke iu referuar Grupit të Deputetëve të Pavarur.

“Arsyeja se pse janë tërhequr ka qenë personale”, vijoi mes tjerash Haxhiu.

“Domethënë ata s’kanë dashur që në krye të Lëvizjes Vetëvendosje të jetë Albin Kurti”.

“E kanë kushtëzuar. Mendoj që kanë gabuar”.

Mirëpo, ajo tregoi se vazhdojnë të kenë raporte dhe kontakte me Grupin e Deputetëve të Pavarur porse këto kontakte nuk janë si më parë.

“Duke pasur raporte miqësore brenda Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojmë të kemi kontakte me ta”.

“Koordinohemi në Kuvend”.

“Jam në vendin e duhur. Vazhdoj që të jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Nëse unë do të veproja si këta, do të tërhiqesha nga posti i deputetit. Nuk do të mund ta mbaja një post që e kam fituar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje”.

11/05/2019 23:07

Albulena Haxhiu falënderon mërgatën që i dha VV-së deputetin e 32-të