BLIC.TV

Haxhiu për uljen e dënimit të Pjetër Ndrecajt: Mund të kemi rrethana që ka pasur ndërhyrje në këtë rast

09/18/2020 20:27
nga:F K

Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaftë shqetësuese në Kosovë. Për shtatë muaj, 6 gra janë vrarë në Kosovë, e kryesisht me autorë nga burrat e tyre, shkruan GazetaBlic.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, të cilat i posedon “Expose”, për 4 vjet, pra nga viti 2016 e deri më 2020, në Kosovë janë vrarë hiç më pak se 25 gra.
Rasti i fundi që ka çuar në këmbë vendin është ai i Pjeter Ndrecajt, i cili vite me parë kishte vrarë gruan e tij dhe vajzën e saj 9-vjeçare.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu rrëfen për emisionin “Expose”-prodhim i GazetaBlic, se sistemi i drejtësisë ka dështuar në këtë rast, derisa tregon se ishte angazhuar bashkë me institucionet tjera që dhuna ndaj grave të trajtohet me prioritetet të lartë.

“Pse po them këtë? Tash së fundi e kemi rastin kur Gjykata Supreme e ka kthyer në rigjykim rastin e Valbonës së ndjerë dhe vajzës së saj. Nuk dua të ndërhyj në sistemin e drejtësisë dhe as të marrë përgjegjësitë e tyre, por së pari kjo vepër është klasifikaur si vrasje, e jo si vrasje e rëndë, pra rrethanat të cilat kanë ndodhur kjo vepër penale që çojnë te një vrasje e rëndë që është më e rënda në Kodin Penal”, ka thënë Haxhiu.

“Për mua ka qenë shqetësim se si gjykata në Gjakovë ndryshon aktgjykimin dhe vrasësi dënohet me 24 vjet, tash unë si e shoh këtë të them vazhdimin e padrejtësive kundrejt grave kjo tregon se jeta e grave dhe fëmijëve nuk është e vlefshme dhe natyrisht tregon se unë nuk kam fakte për këtë, por bazuar në mënyrën se si gjyqtari e lexon vendimin në atë seancë tregon jashtëzakonisht shumëçka. Pra, mund të kemi rrethana që ka pasur ndërhyrje në këtë rast, ka pasur pazare në zyrat e institucioneve të drejtësisë. Prandaj, kjo është shqetësim për mua dënime të tilla janë të padrejta inkurajojnë kriminelët e tjerë që të bëjnë veprime kriminale, sepse ne e dijmë që një dënim është për ta edhe për të treguar shembull dhe për të parandaluar veprime të tilla kriminale”, thotë ajo, duke shtuar se është e shqetësuar me sistemin e drejtësisë në Kosovë./GazetaBlic

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 18 septembre 2020

Igballe Rugova: Dënimet aktuale për vrasjet ndaj grave, më shumë “inkurajime” sesa dënime…

 

09/23/2020 23:06

Haxhiu: Hoti do të duhej t’i anulonte takimet me Serbinë, jo me Shqipërinë