Lajme

Haxhiu: Partitë e PLAN-it do mbahen mend për tendencën e përhapjes së panikut

04/05/2020 20:05
nga:N.K

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se partitë e PLAN-it do të mbahen në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira.

Sipas saj, ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzakonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren.

Shkrimi i plotë:

Institucionet po vazhdojnë të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Menaxhimi i duhur i kësaj situate është qelësi i pasojave të vogla nga ky virus. Qasja e duhur e Qeverisë e kombinuar me disiplinën e qytetarëve është ilaçi më i mirë.

Ndërkaq, qytetarët, partitë e PLAN-it, do t’i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira. Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren.

Të dashur qytetarë,
ruajeni qetësinë, shmangni deklaratat e tyre me motive përçarëse dhe vazhdoni t’i besoni atyre që po bëjnë çmos për të shpëtuar jetët e njerëzve, stafit mjekësorë e poashtu edhe policisë, ashtu siç keni bërë deri tash.

#rrinëshpi
#papanik
#mekujdestështuar

Institucionet po vazhdojnë të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Menaxhimi i duhur i kësaj situate është…

Publiée par Albulena Haxhiu sur Dimanche 5 avril 2020

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?