BLIC.TV

Haxhiu paralajmëron partitë tjera opozitare: Ne nuk mund të presim përjetësisht, do të organizojmë vet protesta

11/18/2018 21:10
nga:FL.B

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Albulena Haxhiu konsideron që protestat për ta ndalur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin janë të pashmangshme.

Ajo në një intervistë për “GazetaBlic”, ka treguar se në qoftë se e shohin që Kuvendi nuk po vepron, Hashim Thaçi nuk po ndalet, atëherë organizimi popullor sipas saj, është i pashmangshëm.

Natyrisht që protestat janë të pashmangshme. (Kur do të ketë?), Në qoftë se e shohim ne që Kuvendi nuk po vepron, Hashim Thaçi nuk po ndalet, atëherë organizimi popullor është i pashmangshëm.

Ne e kemi parë edhe protestën e 29 Shtatorit, që ka vullnet për t’i thënë, jo, Hashim Thaçit. Ka vullnet për të protestuar edhe për shumë çështje të tjera sepse Kosova ka ndoshta një milion probleme, por jetike është që së pari të dalim në mbrojtje të territorit dhe ta ndalim Hashim Thaçin.

Ky është në gjendej të bëjë gjithçka vetëm për interesat e tij personale,  por natyrisht që Kosova nuk e ka luksin që të humbet territor, dhe të cenojë sovranitetin siç ka ndodhur deri më tani.

Prandaj edhe një herë po them që protestat në situata dhe në rrethana të tilla janë të pashmangshme, mirëpo ne si Vetëvendosje do të veprojmë,” – ka thënë Haxhiu.

E pyetur nëse  ka ndonjë datë se kur mund të realizohet kjo protestë, Haxhiu ka thënë se për të vendosin organet e Vetëvendosjes, derisa i ka çuar edhe një mesazh partive të tjera opozitare duke iu thënë që nëse dështon një protestë e përbashkët, VV nuk do ti presin përjetësish, por do t’i organizojnë vet ato.

Data natyrisht që vendoset në Organet e Vetëvendosjes, ajo se çfarë do të duhej të bënim është të ketë një organizmi të përbashkët opozitar, natyrisht, ne, në qoftë se dështon bashkëpunimi i përbashkët opozitar, ne do të vazhdojmë siç vazhduam me protestën e 29 Shtatorit. Fillimisht kishim përpjekje për të bërë diçka të përbashkët, por që disa subjekte hezituan që të bëhen bashkë organizator, prandaj vendosëm që ta thërrasim vet.

Edhe në situata të tilla, në çoftë se dështon, ta zëmë, qëndrimi i Vetëvendosjes që të ketë një organizim të përbashkët, natyrisht që ne nuk mund të presim përjetësisht, do të organizojmë vet protesta.” – ka shtuar ndër të tjerash, Haxhiu.

/ © GazetaBlic /

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit