Lajme

Haxhiu: Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 rikandidoj në listën për deputet të PDK-së dhe sërish me numrin 109

12/11/2024 22:15
nga:Y I

Bekim Haxhiu ka njoftuar se do të rikandidoj në listën për deputet të PDK-së dhe sërish me numrin 109.

Haxhiu ka theksuar se PDK-ja ka programin më të mirë dhe kandidatin më të mirë për Kryeministër.

Ai ka kërkuar besimin e qytetarëve duke u zotuar se do të jetë zëri i tyre në Parlament.

“Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 rikandidoj në listën për deputet të PDK-së dhe sërish me numrin 109.Në pesë palë zgjedhje radhazi kam garuar në listën e PDK-së për deputet me numrin 109, dhe kam fituar besimin tuaj, edhe në këto zgjedhje po kandidoj për deputet me numrin 109.I bindur se sërish do të marr besimin tuaj, do angazhohem edhe më shumë që të jem zëri juaj.Kemi shumë punën për ta bërë më mirë, në ekonomi, shëndetësi, arsim, sport, mirëqenien e qytetarëve dhe Kosovën ma mirë” shkruan Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 rikandidoj në listën për deputet të PDK-së dhe sërish me numrin 109.
Në pesë palë zgjedhje radhazi kam garuar në listën e PDK-së për deputet me numrin 109, dhe kam fituar besimin tuaj, edhe në këto zgjedhje po kandidoj për deputet me numrin 109.

I bindur se sërish do të marr besimin tuaj, do angazhohem edhe më shumë që të jem zëri juaj.
Kemi shumë punën për ta bërë më mirë, në ekonomi, shëndetësi, arsim, sport, mirëqenien e qytetarëve dhe Kosovën ma mirë.
Vota për PDK-në është votë për ta bërë Kosovën ma mirë dhe për t’i kthyer çlirimtarët fitimtar nga Haga.

Kemi programin me të mirë, kemi kandidatin më të mirë për kryeminstër.
Besoj shumë se edhe listën më të mirë të deputetëve.
#PDK

#BedriHamzaKryeministër 1
#BekimHaxhiuDeputet 109

: