BLIC.TV

Haxhiu: Ka zëra që Thaçi po e kërcënon Haradinajn

11/18/2018 21:06
nga:FL.B

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Albulena Haxhiu në një intervistë për GazetaBlic, ka folur rreth idesë së Presidentit Hashim Thaçi që ka të bëjë me korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Haxhiu ka folur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të cilin thotë se ka zëra që ky i fundit ka frikë nga presidenti i cili, sipas saj, po e kërcënon se në rast të mosbindjes, do ta rrëzojë nga Qeveria.

“Në fakt ka kohë, ndoshta që nga vit 2017-të, kur vendi ishte në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme. Presidenti Thaçi, pa autorizim nga kuvendi dhe pa mandat kushtetues, mori si me thënë përsipër këtë procesin me Serbinë, siç e quan ai ‘Fazën përfundimtare’, apo finale.

Vetëvendosje qysh në atë kohë, por edhe tani, e kundërshton, do të thotë, vet që procesin e dialogut me Serbinë, ta çoi përpara Presidenti Thaçi. Jo që kemi ndonjë problem personal me të njëjtin, mirëpo ky person mbanë përgjegjësinë kryesore për të gjitha dëmet që i ka shkaktuar Kosovës, gjatë gjithë procesit të negociatave me Serbinë. Prej 2011 deri në vitin 2017, ka qenë një proces i dialogut me Serbinë, janë nënshkruar diku 33 marrëveshje dhe shumë prej tyre bien ndesh me interesat e qytetarëve të republikës dhe me vet Republikën e Kosovës përfshirë këtu në fund edhe marrëveshja  për zajednicën që është përgjegjësi kryesorë për tendencën për ta bosnjëzuar Kosovën.

Në këtë drejtim, ky pastaj filloi me disa paralajmërime që do të ketë, apo do të jetë një kompromis i dhimbshëm. Pastaj tha që nuk ka vija të kuqe, dhe pastaj doli në këtë konferencat e tij për media që nuk thotë asgjë përveç qëllimit të tij që kanë të bëjnë me pazaret me territorin e Republikës së Kosovës dhe praj asaj kohe ne kemi nisur një kundërshtim qoftë brenda kuvendit, qoftë jashtë Kuvendit, siç ishte protesta e 29 Shtatorit, për ta ndalur Hashim Thaçin.

Është e vërtetë që ka pasur një pamundësim që përbrenda Kuvendit të merret një veprim në drejtim të ndaljes së tij, për disa arsye, por njëra prej arsyeve kryesore është për shkak të presionit që Hashim Thaçi bënë mbi deputetët e koalicionit aktual, dhe mbi Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Madje ka zëra që i njëjti e kërcënon z. Haradinaj, që në çoftë se ju ndërmerrni ndonjë veprim në raport me ndalimin e tij, atëherë ai do t’i përdorë deputetët përbrenda PDK-së për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.” – ka thënë Haxhiu.

/ © GazetaBlic /

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit