Lajme

Haxhiu: Ka pasur deputetë të prekur me Covid 19 por e kanë mbajtur të fshehur

09/16/2020 18:11
nga:Sh Xh

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, e ftuar në emisionin Frontal, ka thënë se ka pasur deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë fshehur se kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Haxhiu tha se këta deputetë nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë me koronavirus.

“Ka pasur deputetë që kanë qenë të infektuar dhe nuk kanë treguar. Gojarisht më është thënë se ka deputetë që nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë të infektuar me COVID-19”, deklaroi Haxhiu.

Derisa ka folur për koronavirusin, ajo tha se vajza e saj është ofenduar e fyer, pasi Haxhiu e kishte bërë publike se ishte prekur nga koronavirusi.

“Vajza ime mori fyerje e kritika se unë e kam bërë publike që jam infektuar me COVID-19”, ka thënë Haxhiu.

10/19/2020 08:30

​Si mund të ndikojë pandemia e koronavirusit në grip? Ekzistojnë dy skenarë