Lajme

Haxhiu i reagon Isa Mustafës: Ke harruar se e ke mbështetur edhe “Zajednicën” e 2013-s

09/12/2020 17:52
nga:F K

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit ka thënë se sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, VV’ja pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga Thaçi, raporton GazetaBlic.

Haxhiu pas kësaj deklarate tha se Mustafa ka reaguar me shumë vrer, duke tentuar ta justifikojë vetën se ai i përket ‘Zajednicës’ së 2015-ës ka harruar se edhe atë të 2013-ës, që sipas saj, e ka mbështetur.

“‘Zajednica’ është edhe synim edhe kërkesë e Serbisë, të cilën kjo klasë politike ja ka mundësuar si synim dhe normalizuar si kërkesë, herë nëpërmjet të ashtuquajturve “normalizim i marrëdhënieve” e herë si “normalizim ekonomik”. Aktgjykimi i GJK-së praktikisht hedh poshtë idenë e një “Zajednice” çfarë kanë nënshkruar Thaçi në prill 2013 dhe Mustafa në vitin 2015. Parimisht e prakitikisht mund të thuhet se nuk mund të ketë edhe Republikë edhe Zajednicë. Isa Mustafa që paska reaguar me shumë vrer duke tentuar ta justifikojë vetën se ai i përket ‘Zajednicës’ së 2015-ës ka harruar se edhe atë të 2013-ës e ka mbështetur. Sikurse në shumë pika Mustafa e Thaçi janë vetëm dallim kohor”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se sovraniteti i Kosovës nuk mund të ndryshohet.

“Në anën tjetër, Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka kundërshtuar e i kundërshton ashpër të dyja. Ne nuk jemi për Zajdenicën e Thaçit sikurse nuk jemi as për atë të Mustafës, sepse ato janë të dyja “Zajednicë” e Serbisë, për të cilën ju kemi paralajmëruar me kohë dhe kundërshtuar fuqishëm. E dimë tash që jeni në sikletin e përpjekjes së tretë, por jeni pa legjitimitet, pa ligjshmëri. Ju mund t’i zotoheni Vuçiqit, po ato zotime vlejnë vetëm për ju”, ka përfunduar Haxhiu./GazetaBlic

Isa Mustafa mbron Hotin, i reagon ashpër Lëvizjes Vetëvendosje

09/23/2020 23:06

Haxhiu: Hoti do të duhej t’i anulonte takimet me Serbinë, jo me Shqipërinë