Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas për shtyrjes së mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë, njofton GazetaBlic.
Haxhiu në një postim në Facebook e ka quajtur broçkull vendimin për shtyrjen e takimit me Qeverinë e Shqipërisë, derisa ka shtuar se do të duhej të anuloheshin takimet me Serbinë.
“Takimet që do të duhej të anulohen nga Hoti janë ato me Serbinë e të cilat po e zhbëjnë Republikën dhe jo ato me Shqipërinë! Kryeministër i paligjshëm dhe mashtrues që nuk e tregon të vërtetën për shtyerjen e mbledhjes së përbashkët me Shqipërinë. Arsyetimi se e ka anuluar kinse për shkak thirrjes në raporim për 100 ditëshin e qeverisjes janë broçkullat e tij të radhës!”, ka shkruar ajo.
Përveç Haxhiut, edhe shefi i grupit parlamentar nga ky subjekt politik, Rexhep Selimi ka reaguar pas këtij vendimi, duke shtuar kjo mbledhje e paraparë të mbahet në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve./GazetaBlic.
Rexhep Selimi: Publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tëhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë