Lajme

Haxhiu- Hashim Thaçi ka dekretuar njeriun e Listës Serbe Radomir Labani si gjyqtar!

08/09/2018 18:56
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes llogarisë së saj në Facebook, ka kritikuar Presidentin Thaçi pasi e ka dekretuar Radomir Labanin gjyqtar kushtetues, raporton Gazeta Blic.

“Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se Thaçi e ka dekretuar njeriun e Listës serbe e që është i dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.

Pra prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe një person që kërkohet nga Interpoli dhe ka dënim të vërtetuar!

Thaçi ka qenë në dijeni për të gjitha këto por e ka dekretuar sepse ai njeriu i Listes serbe pra Radomir Labani, i duhet aty për ‘Zajednicën’ dhe të tjera çështje!

Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë!

12/09/2019 18:36

Paralajmëron Mimoza Kusari- Lila: Këto do të jenë pasojat nëse dështon marrëveshja VV-LDK