Lajme

Haxhiu godet PDK-në: Falja e territorit është tradhti ndaj vendit

12/04/2017 16:17
nga:A K

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës, ende pa e parë raportin aktual po bën thirrje që kjo marrëveshje të votohet, shkruan Gazeta Blic.

Sipas Haxhiut, në këtë mënyrë Kosova i falë 8200 ha tokë Malit të Zi.

Deputetja e VV-së ka shkruar se halli i PDK-së është te nënshkrimi i Hashim Thaçit, e jo te raporti, vizat apo territori./GazetaBlic

Albulena Haxhiu-Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

Statusi i plotë:

PDK ende pa e parë mirë raportin e Komisionit po bëjnë thirrje që të votohet marrëveshja aktuale që i falë mbi 8200 ha, Malit tē Zi.

Këta nuk e kanë hallin tek raporti, vizat apo tek territori! Halli i tyre i vërtetë është nënshkrimi që Hashim Thaçi ka vënë mbi një marrëveshje me anë të së cilës falet territori ynë!

Kodi penal e specifikon më së miri që falja e territorit është tradhëti ndaj vendit!

12/10/2017 21:04

Kryesia e Vetëvendosjes mblidhet nesër