Lajme

Haxhiu: Gara në Prishtinë, më e ashpra deri tani

10/12/2025 15:37
nga:Lorik J

Baton Haxhiu, ka dhënë informacionet e para lidhur me Exit Poll-in, i cili do të publikohet në AP në bashkëpunim me Institutin “Source”, në orën 19:00.

Haxhiu gjatë një paraqitjeje në “T7”, ka deklaruar se në Prishtinë po zhvillohet një garë e ashpër.

“Prishtina është e jashtëzakonshme si garë, e jashtëzakonshme si betejë në çdo gjysmë ore të votimit, dhe rezultati nuk dihet deri në momentin e fundit”, deklaroi Haxhiu.

Ai ka sqaruar edhe rezultatet aktuale në disa komuna të tjera.

“Dy komuna shkojnë pa balotazh tashmë dihet, sepse ka një diferencë të mjaftueshme që Exit Poll-i e përcakton. Kurse tri të tjera janë shumë afër; njëra prej tyre ka diferencë prej vetëm 1.4–1.5 për qind dhe është shumë pranë që të shkojë pa balotazh. Dy të tjera dihet që tashmë kanë shkuar”.

“Kurse në tri të tjera, rezultati është 49.2%, në të tjerat 48.8%, e në një tjetër 47.8%. Këto tri komuna, deri në momentin e fundit, nuk dihet nëse do të ketë balotazh apo jo”.