Lajme

Haxhiu: Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin

01/20/2020 12:16
nga:B. D

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se VV ka dërguar emrin e mandatarit të qeverisë tek presidenti i vendit, shkruan GazetaBlic.

Haxhiu ka thënë se Albin Kurti është mandatari i VV-së i cili morri mbështetjen më të madhe më 6 tetor.

Ajo shton se Kurti do ta paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit në më pak se 15 ditë.

Haxhiu thotë se tani është momenti ideal për formimin e Qeverisë, ndërsa shton se LDK tani duhet të reflektoj dhe të tregoj se e do me të vërtetë ndryshimin.

Shkrimi i saj i plotë:

Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti.

Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.

Këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin.

Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e…

Publiée par Albulena Haxhiu sur Lundi 20 janvier 2020

02/20/2020 13:41

Anulimi i procesit të noterëve nga Haxhiu i drejtë apo jo? Flasin njohësit e ligjit