Lajme

Haxhiu e njofton Shefin e Misionit të Zyrës Diplomatike Belge për prioritetet e MD-së

05/05/2021 17:37
nga:M K

Ministrja Albulena Haxhiu, sot priti në takim Shefin e Misionit të Zyrës Diplomatike Belge z. Jean-Louis Servais dhe bashkëpunëtoren znj. Eva Milenicki

Rishikimi funksional, vetingu në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, krimet e luftës, gjykata komerciale, dhuna në familje, ishin temat që u adresuan në këtë takim e që njëherit janë edhe prioritete të Ministrisë së Drejtësisë.

Shefi i Misionit të Zyrës Diplomatike Belge z. Servais, shprehi vullnetin për bashkëpunim në çështjet të cilat edhe i konsideroi me interes të përbashkët. Ndër të tjera ai theks të veçantë i vuri angazhimit kundër dhunës në familje dhe ndaj grave, për të cilin segment shprehi gatishmëri për shkëmbim përvojash mes dy vendeve.

Njëkohësisht z.Servais, përmendi projektet në sundim të ligjit, vettingun, projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme etj.

Gatishmëri për t’u takuar dhe bashkëpunuar përkitazi me temat e diskutuara, u shprehën nga të dy palët, duke uruar njëkohësisht punë të mbarë përgjatë detyrave të ndërsjella.

LEXO EDHE:

Albulena Haxhiu: Garancën për të akuzuarit në Hagë e diskutojmë vetëm nëse plotësohet një kusht