Lajme

Haxhiu dikur e quante tradhtar e kriminel Thaçin, duke e kritikuar Shpend Ahmetin pse ia dha dorën. Por, sot ka tjera fjalë për presidentin

02/13/2020 14:38
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte goditur ashpër Shpend Ahmetin pse ia kishte dhënë dorën Hashim Thaçit, në një ndeshje basketbolli, shkruan Gazeta Blic.

Madje, ajo kishte akuzuar edhe më rëndë Hashim Thaçin, duke e quajtur tradhtar e kriminel.

Ishte 13 maji i vitit 2016, kur Haxhiu kishte reaguar përmes një statusi në Facebook.

Mirëpo, sot ajo e ka arsyetuar një letër të shefit të saj, Albin Kurti, ku ky i fundit i kërkon Thaçit takim, raporton Gazeta Blic.

Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbrëmshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqur. Por, mendoj që është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin. Nuk është dashur assesi t’ia shtrijë dorën një krimineli. Thaçi është përgjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Është kriminel e tradhtar”, kishte shkruar në Facebook, Albulena Haxhiu më datë 13 maj 2016.

Ndërkaq, ajo sot e ka dhënë një deklaratë krejt tjetër.

Albulena Haxhiu për KP, thotë se mund të ketë mospajtime mes partive politike, megjithatë sipas saj, përballë Serbisë duhet të ketë një qëndrim.

Edhe të mos ishte ky aktgjykim, kur bëhet fjalë për raste të tilla, Haxhiu thotë se do të duhej konsensus i gjerë, qoftë i kuvendit por edhe i qeverisë.

Edhe Albulena Haxhiu ‘zbut’ qëndrimet ndaj Hashim Thaçit, thotë se në Mynih duhet qëndrim politik i unifikuar

03/23/2020 18:07

Ministrja Haxhiu dënon sulmin ndaj ekipit të Gazeta Blic, e quan akt kriminal!