Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se Partia Demokratike e Kosovës e ka shpalosur vizionin politik të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një takimi me bashkatdhetarët në Vjenë të Austrisë, raporton GazetaBlic.
Haxhiu theksoi se diaspora ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar se fati i saj është i lidhur ngushtë me atë të vendit.
Ai kritikoi Kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për mashtim dhe për sjelljen e Kosovës nën sanksione gjatë katër viteve të tij në pushtet, pa arritur njohje të reja.
Haxhiu e akuzoi Kurtin për manipulim me ndjenjat e diasporës dhe për përdorimin e Veriu si kartë politike për të qëndruar në pushtet.
Në anën tjetër, ai shprehu besimin se diaspora po i jep mbështetje të fortë Bedri Hamzës, duke e cilësuar atë si trashëgimtarin politik të Hashim Thaçit dhe një njeri të besuar për zhvillimin e Kosovës. Haxhiu përfundoi duke thënë se mbështetja e diasporës për Bedri Hamzën do të sjellë një Kosovë më të zhvilluar dhe më të mirë.