Lajme

Haxhiu deklarohet për aferën Pronto, ka disa fjalë për Thaçin e Veselin!

04/07/2018 15:59
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes llogarisë së saj në Facebook, ka shkruar në lidhje me aferën ‘Pronto’, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka deklaruar se afera Pronto ka shpërfaqur kapjen e shtetit, pra kapjen e secilit institucion, ndërmarrje, bord, agjension.

Haxhiu ka thënë se pa Thaçin e Veselin afera pronto nuk është e plotë. Sipas saj Grabovci, Pajaziti, Beqaj dhe të tjerët ishin shërbëtorët e zellshëm të Thaçit e Veselit.

Postimi i plotë i Haxhiut: 

Afera Pronto ka shpërfaqur kapjen e shtetit, pra kapjen e secilit institucion/ndërrmarje/bord/agjension.

Pra të gjithë, e kemi të qartë se punësimet e Thaçit e Veselit, ishin me qëllim të kontrollit mbi gjithçka përmes njerëzve të tyre të dëgjueshëm. Grabofci, Pajaziti, Beqaj dhe të tjerët ishin shërbëtorët e zellshëm të Thaçit e Veselit.

Afera Pronto ka shpërfaqur shumëçka!
Ka shpërfaqur se si kontrollohet sistemi i drejtësisë, si zgjedhen gjyqtarët e prokurorët, si kontrollohen ndërrmarjet publike(lokale, e qendrore) si kontrollohen bordet e agjensionet!
Afera Pronto ka dëshmuar se si njerëzit e PDK’së duan të kenë kontroll mbi çdo institucion dhe mbi pasurinë publike.

Pak a shumë aty kemi kuptuar se pse në Kosovë asgjë nuk funksionon siç duhet dhe pse ka aq shumë korrupsion e krim të organizuar!

Për bindjen time, Prokuroria Speciale, qëllimshëm është munduar ta relativizoj kapjen e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim dhe ka dështuar t’a evidetoj kapjen e shtetit!

Shkeljet e aferës Pronto mund të zbërthehen lehtësisht në Kodin Penal. Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar dhe Ushtrimi i Ndikimit janë edhe dy vepra tjera penale të cilat prokuroria i ka shpërfillur.

Aktakuzave duhet t’i shtohen edhe këto dy vepra penale e poashtu aktakuza duhet të ngriten edhe për Thaçin e Veselin, si protagonistë të aferës Pronto.

 

11/05/2019 23:07

Albulena Haxhiu falënderon mërgatën që i dha VV-së deputetin e 32-të