Lajme

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?

06/09/2020 09:42
nga:E Sh

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratën e sotme të presidentit Hashim Thaçi mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme gjatë pandemisë COVID 19.

Ajo për Gazetablic ka thënë se Thaçi e shfrytëzoi çështjen e pandemisë kur propozoi gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë pas shpërthimit të rasteve me koronavirus.

Haxhiu e ka quajtur tendencë propozimin e tij të atëhershëm vetëm për ta penguar punën e Qeverisë Kurti, por që tash thotë se nuk e ka të nevojshme pasi e kontrollon vetë pushtetin ekzekutiv.

“Duke tentuar ta minonte punën e mirë të Qeverisë Kurti, pati propozuar një gjë të tillë dhe sot u dëshmua që qëllimet i ka pasur për të penguar punën e mirë të Qeverisë Kurti, për të mos u dukur në pah puna e qeverisë dhe arsyeja pse sot u dëshmua tendenca e ulët e tij dhe qëllimi që ka pasur atë kohë është që tani presidentit Thaçi nuk i duhet gjendja e jashtëzakonshme, duke pasë parasysh që tashmë ky e konsumon Qeverinë Hoti, këtë qeveri të paligjshme. Duke qenë kështu, padyshim tash shtrohet pyetja se çfarë i duhet gjendja e jashtëzakonshme kur kontrollin ky e ka mbi pushtetin ekzekutiv”, tha ajo.

Ndërsa presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka deklaruar se termin “gjendje e jashtëzakonshme” e ka urryer gjithmonë dhe se një gjë të tillë e kishte diskutuar vetëm pas propozimit të disa partive politike në vend.

Thaçi tregon se a do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, paralajmëron rikthmin e masave!

06/08/2020 21:32

Haxhiu: Ishte e qartë që nga votimi i Qeverisë Hoti, po i hapet rruga Thaçit për shkëmbimin e territoreve