Lajme

Haxhiu apelon për kujdes: Covid-19 mund të jetë fatal, t’i përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK-së

10/17/2020 21:20
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për kujdes pas shtimit të rasteve me Covid-19, shkruan Gazeta Blic.

Haxhiu thotë se sezona dimërore e gripit sezonal dhe COVID-19 mund të jetë fatale për shumë përsona, andaj bën thirrje që qytetarët t’u përmbahen udhëzimeve të IKSHPK-së.

“Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 si dhe gripi sezonal tani në këtë periudhë mund të kolapsoj sistemin tonë shëndetësor” shkruan Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Kujdes Po, panik Jo!
Ju lutem të keni kujdes, numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 po shkon duke u rritur sërish, sot 148 raste!
Një valë e re e rasteve pozitive me COVID-19 ka filluar ta kaploj edhe Evropën.
Sezona dimërore gripi sezonal dhe COVID-19 mund të jetë fatale për shumë përsona, andaj ju lutem që t’ ju përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK-së.
Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 si dhe gripi sezonal tani në këtë periudhë mund të kolapsoj sistemin tonë shëndetësor.
Ky është një rrezik për të cilin po tëreheqin vërejtjen edhe ekspertët shëndetsorë të OBSH-së.
Duke respektuar masat mbrojtëse ndaj COVID-19, ne kujdesemi për shëndetin tonë dhe shpëtojmë edhe ekonominë e vendit tonë, sepse mbyllja eventuale mund të jetë me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët.
Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës dhe inspektoratet duhet të jenë rigoroze në zbatim të Ligjit Ant-Covid-19 dhe vendimeve tē institucioneve në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.