Lajme

Haxhi Avdyli reagon pas lajmeve që ai mbështet Anton Qunin për kryetar të degës në LDK

03/31/2019 17:30
nga:A. R.

Kryetari në largim i Degës së LDK’së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se nuk e përkrahë as Driton Selmanajn dhe as Anton Qunin në garën për udhëheqës të Degës së LDK’së në Qytetin e Vjetër.

Avdyli ka reaguar pas publikimit të disa fotove të 19 vjetorit të LDK’së në Prizren ku ai bashkë me Vjosa Osmanin e Armend Zemajn ishin dalë me Anton Qunin, kandidatin për Kryetar të Degës.

“Unë si kryetar në shkuarje i degës, do punoj për një proces fer, atmosfere relaksuese, pa imponime e improvizime , për perafrimin e njerzve më të mirë të lagjeve e fshatrave, deri te zgjedhja e kryetarit pa anuar për asnjë kandidat por si garantues te kushteve për garë të barabartë për secilin të interesuar , dhe jo vetëm të dy deputetëve por secilit aktivistë me ambicie”, ka shkruar Avdyli, në një reagim në FB.

|Këtë ia kam borxh LDK -së por edhe Kosovës ,sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë që e nxjerr nga bataku i keqqeverisjes së një klase politike në ikje”, ka shtuar ai.

Në tubimin e LDK’së në Prizren s’ka marrë pjesë Driton Selmanaj, i cili, po ashtu, ka shpall kandidaturën për kandidat për shef të degës së LDK’së.

Deputeti Haxhi Avdyli ka treguar se Selmanaj ka udhëtuar për në Austri.

“Në të njëjtën kohë deputeti Driton Selmanaj që nga java e kaluar e ka të aranzhuar një vizitë shumë të rëndësishme në Vjenë të Austrisë..”, ka shtuar ai.

06/16/2019 00:26

Babai i Unikut i dhuron për fëmijët e sëmurë paratë që nuk u shpenzuan për shërimin e djalit