BLIC.TV

Haxhi Avdyli: Fajtorë për humbjen e LDK-së në Llap janë Isa Mustafa dhe Agim Veliu

12/04/2020 21:07
nga:F K

Pas dy dekadave, LDK ka humbur bastionin e saj më të madh, atë në Llap. Madje, Lidhja Demokratike e Kosovës këtë bastion e humbi me të parë, pa balotazh, shkruan GazetaBlic.

Garës që i printe kësaj partie, Nexhmi Rudari nuk arriti të vazhdonte qeverisjen e LDK-së në Llap, derisa u mposht të dielën nga kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi.

E për këtë rezultat, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka “gjetur” dy fajtorë.

Avdyli, për “Expose” – prodhim i GazetaBlic, thotë se pikërisht humbja e bastionit të LDK-së në Llap, sipas tij, fjatorë janë vetë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa dhe ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu.

“Agim Veliu la pozitën e kryetarit të komunës për t’u bërë ministër i Kurtit edhe pse ishte kundërshtari më i madh i atij koalicioni. Ata (Isa Mustafa dhe Agim Veliu), po e çojnë LDK-në drejt humnerës”, thotë Avdyli./GazetaBlic

 

 

12/02/2020 16:37

A do ta pranojë LDK-ja “kushtin” e PDK-së për postin e presidentit, flet për GazetaBlic Agim Veliu