Lajme

Havolli: Qeveria Kurti është tallur për katër vite me qytetarët e Kosovës!

01/07/2025 22:21
nga:Y I

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës në listën e LDK-së, Sokol Havolli, tha se Qeveria Kurti është tallur për katër vite në pushtet me qytetarët e Kosovës.

Sipas Havollit, Qeveria aktuale po manipulon me të kaluarën.

“Po flasim për një qeveri që i ka pas katër vite të plota në pushtet dhe që ende vazhdon me u marrë me të kaluarën. Duhet me ja bo këtyre një pyetje kallxoni çka keni bo vetë? Po manipulon me të kaluarën dhe qytetari i Kosovës duhet me ja bo pyetjen vetës çka ka ofru për katër vite (qeveria Kurti)?”, tha Havolli në Pressing.

“Është tallje me qytetarët e Kosovës, për gjithë narracionin dhe propagandën është tallje me qytetarët e Kosovës dhe kundrejt kësaj tallje ne kemi vendos me u përgjigj me programin që e kemi publiku para një viti dhe me listën që e kemi publiku të parët”, shtoi ai.

“Nuk duhet të merremi me këto tallje”, tha ai për pushtetin.