Lajme

Haskuka viziton në spital policin dhe fëmijën që u lënduan mbrëmë nga shpërthimi i eksplozivit në Zhur

01/29/2020 18:42
nga:B. D

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë ditës së sotme ka vizituar të lënduarit e e rastit tragjik që ndodhi në mbrëmjen e kaluar në Zhur të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Haskuka përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se se sot në spitalin rajonal të Prizrenit ka vizituar policin dhe të miturin të cilët mbetën të lënduar në këtë rast si pasoj e shpërthimit të eksplozivit.

Haskuka ka thënë se të dy pacientët janë duke marrë trajtimin e duhur, ndërsa fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Kujtojmë se fëmija i lënduar është nga familja e të dyshuarit i cili kishte montuar paraprakisht një eksploziv, e në momentin që policia hapi derën e shtëpisë së tij për të kryer aksionin, eksplozivi kishte shpërthyer dhe aty gjeti vdekjen polici i cili sot u varros, Sami Thaqi.

Më poshtë gjeni shkrimin e Haskukës të plotë:

Bashkë me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, vizituam spitalin rajonal të Prizrenit, në të cilin po shtrihen të lënduarit e rastit tragjik të mbrëmshëm ku shpërtheu eksplozivi në një shtëpi në Zhur dhe humbi jetën një polic.

Gjendja shëndetësore e policit dhe djaloshit të lënduar në spitalin e Prizrenit fatmirësisht është jashtë rrezikut dhe që të dy po marrin tretmanin e duhur mjekësor për t’u shëruar plotësisht.

Shpresoj që edhe polici i cili ka gjendje më të rënduar në QKUK të shërohet sa më shpejt dhe që të dy policët të rikthehen në vendet e tyre të punës për të vazhduar t’i shërbejnë vendit.

Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!

Bashkë me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, vizituam spitalin rajonal të…

Publiée par Mytaher Haskuka sur Mercredi 29 janvier 2020

06/09/2020 20:05

Haskuka: Isa Mustafa është kundër ndryshimeve në Kosovë