Lajme

“Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha me akuza të fabrikuara po mbahen në Hagë, i presim të na vinë sa më shpejt të pafajshëm”

12/13/2025 16:13
nga:Genita C

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përfaqëson amanetin dhe energjinë e brezave për liri e pavarësi, raporton GazetaBlic.

Ai tha se fryma e çlirimtarëve për drejtësi u reflektua edhe në Shkup, duke kërkuar lirimin dhe kthimin e shpejtë në atdhe të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, të cilët i cilësoi si të pafajshëm dhe viktima të akuzave të fabrikuara.

Postimi i plotë:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është energjia dhe amaneti i gjeneratave të tëra për liri dhe pavarësi. Kjo arritje e kombit, e përkufizuar në tri shkronja – UÇK, u shndërrua në mrekulli e cila e përfshiu kombin.

Sot, fryma e çlirimtarëve për drejtësi u konkretizua në Shkup, frymë e cila solli liri për shqiptarët dhe paqen në rajon.

Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha me shokë që padrejtësisht me akuza të fabrikuara po mbahen në Hagë, i presim të na vinë sa më shpejt të pafajshëm.

Drejtësi për çlirimtarët!